Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një vdekje dhe 37 raste të reja, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 1mijë e 57 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 831.
Në total numri i rasteve aktive është 812./Gazeta Enigma/