40-vjeçari Adem Qorri, nga Drenasi ka vdekur tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai humbi jetën derisa shpëtoi një fëmijë në det.
Sami Qorri, i cili është i afërm i të ndjerit deklaroi për Klankosova.tv se rasti po përjetohet rëndë nga familja.
“Lajmi na ka tronditur shumë. Ademi është djali i vetëm i kushëririt Halimit dhe tezës. Ai ka lënë pas vetës tre fëmijët dhe gruas”, tha Qorri.
Ai theksoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë.
“Jemi duke pritur që t’i përfundojmë procedurat dhe varrimi do të bëhet këtu”, tha ai
Por, ai nuk bëri të ditur ditën e varrimit.