Një 44-vjeçar nga Gjilani të shtunën ka sulmuar një polic trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë është bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Gjilan, ku një 44-vjeçar ka sulmuar një polic.
Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari refuzoi ta prezantojë dokumentacionin që iu kërkua nga Policia.
I dyshuari kapet me policët, të cilët i ka paralajmëruar me fjalët se “50 njerez i bi, kush jeni ju” – dhe më pas ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar njërin prej tyre.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe i njëjti është liruar.