Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shqiptuar 2 mijë e 107 gjoba, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu ata kanë njoftuar se janë regjistruar 51 aksidente, ku 17 prej tyre janë aksidente me persona të lënduar. Ndërsa 34 aksidente janë me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë janë arrestuar 16 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

