51 pacientë me COVID po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

51 pacientë me COVID po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 137 pacientë janë të shtirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ta 100 tashmë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 82 janë në oksigjenoterapi dhe tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Në QKUK, 88 pacientë të shtrirë, 51 prej tyre Covid-19 pozitivë, 61 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacient ëdhe  Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 14 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, njofton SHSKUK-ja.

9 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19137 pacientë të shtrirë në klinikat…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Monday, August 9, 2021

Related Articles