60 përqind e burrave janë në treg të punës, gratë vetëm 20

60 përqind e burrave janë në treg të punës, gratë vetëm 20

Gratë e burrat nuk janë të barabartë, kur vjen puna te punësimi. Këta të dytët, janë trefish më të angazhuar se të parat.

Në një takim të organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave u tha se 60% e burrave janë aktivë në tregun e punës, kurse te gratë janë 20%.

Po ashtu, mosha kryesore e të të punësuarave është 25-29 vjeç. Ndërsa pas kësaj moshe, ka rënie, pasi konsiderohen që janë në moshë të krijimit të familjes, njofton Klan Kosova.

Ng Agjencia e Punësimit thanë se prej 773 mijë punëkërkuesve, 48.3% janë gra.

Në këtë takim u tha se sektori privat është punëdhënësi kryesor për gratë, por u përmend edhe problemi i mungesës së formalizimit të tyre.

Related Articles