8 të vdekur dhe 249 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

8 të vdekur dhe 249 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë personë nga COVID-19 në Kosovë.

Po ashtu MSH ka njoftuar se 249 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar 1 mijë e 129 pacientë.

Ky është njoftimi i plotë i ministrisë:

19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.Në total numri i rasteve aktive është 5.073

Related Articles