KEDS ka dhënë detaje për ndërprerjen e pa paralajmëruar të rrymës në disa lagje të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e shkurtër e energjisë që ndodhi në Prishtinë ishte si pasojë e një defekti në nënstacionin e KOSTT 110/10 kV, Prishtina 6.
“KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/
Njoftimi i plotë:
Ndërprerja e shkurtër e energjisë që ndodhi në Prishtinë ishte si pasojë e një defekti në nënstacionin e KOSTT 110/10 kV, Prishtina 6
KEDS informon publikun se ndërprerja e shkurtër që ndodhi para pak minutash në disa lagje të Prishtinës ishte si pasojë e një defekti të paraqitur në nënstacionin e KOSTT dhe tashmë furnizimi me energji elektrike ka filluar të rikthehet të konsumatorët e afektuar.
Për informata shtesë, ju lutem të kontaktoni KOSTT.