“Slapboxing” apo sporti i shuplakave, është një sport fizik që simulon boksin, por në vend të grushteve, përdoren shuplakat.
Për herë të parë ky sport u prezantua në Panairin Siberian “Power Show”, që u mbajt më mars të vitit të kaluar në Krasnoyarsk të Rusisë, ku sipas organizatorëve, kjo u bë për të shtuar argëtim në festivalin e sporteve që mbahej atje.
“Ka pasur gjithmonë sporte interesante me grushte në Rusi. Ndodhi spontanisht dhe ishte interesante”, tha organizatori Denis Kuytsin, duke shpjeguar herën e parë të mbajtjes së këtij sporti.
“Ne ishim duke menduar një ide kreative për të zbuluar një sport interesant dhe argëtues dhe e provuam sportin e shuplakave, që tashmë quhet ‘Slapboxing’”, shtoi Kuyustin.
Slapboxing është një sport që garojnë dy konkurrues, të cilët janë të vendosur pranë njëri tjetrit, me një tryezë të vendosur në mes tyre.
Me duar të zhveshura (pa doreza) dy garuesit e zhvillojnë këtë sport, duke goditur fort njëri tjetrin në fytyrë.
Çdo njeri ka pesë përpjekje për të goditur kundërshtarin e tij. Pas kësaj, një gjyqtar vendos se kush shkaktoi më shumë dëme te kundërshtari, për të kaluar më pas në raundin tjetër.
Për të ruajtur ekuilibrin pas goditjeve të forta, garuesit mbahen pas një mbajtëse të fortë që vendoset në tryezën mes tyre, por nganjëherë as kjo mbajtëse nuk kryen punë, për shkak të goditjeve të forta.
Andaj, pas secilit garues, janë të vendosur ekipet e tyre, në mënyrë që ata t’iu ofrojnë ndihmë garuesve të tyre.
Sipas rregullave të Slapboxing, vetëm pjesa e sipërme e dorës mund të përdoret për të goditur vetëm faqen, pa prekur nofullën ose veshin e kundërshtarit.
Por, edhe shmangia e shuplakës nga ana e kundërshtarit llogaritet si një faull, që nëse garuesi bënë dy të tilla, atëherë ai e humb lojën.
Mirëpo, siç shpjegon Kuytsin, shpesh herë mes garuesve loja dorëzohet qysh në shuplakën e parë. Ai thotë se kushdo që dëshiron ta bëjë këtë sport, duhet të mendoj paraprakisht që ka një rrezik mbi vete.
“Kushdo që është i gatshëm të marrë pjesë, mund ta bëjë këtë, por duhet të kuptojë që nuk është kënaqësi, është argëtim nga njëra anë, por mbart një rrezik të lartë për jetën, rrezik për t’u lënduar” theksoi ai.
Për të shmangur rreziqet e mundshme nga ana e pjesëmarrësve të këtij sporti, në çdo garë janë edhe asistentët mjekësor, për të intervenuar në rast nevoje.
Një nga sportistët, Andrey Sadokin, tregoi procedurën e nxehjes, të cilën e bënë ai para çdo përballjeje, i cili shpjegon se në faqen e tij merr pak anestezion për të përballuar goditjet e forta.
“Para çdo ndeshjes unë bëjë nxehjen e gishtave, bërrylave që të mos lëndohem, pastaj edhe faqet duke marrë pak anestezion” thotë Sadokin.
Sipas asaj që shpjegojnë organizatorët, çdo pjesëmarrës që ishte në këtë garë, kishte fituar një çmim prej rreth 700 dollarëve, derisa për vendin e parë shkon një shtesë prej 400 dollarëve tjera.
Fituesi i garës së parë të organizuar në këtë sport, Anatoliy Galushka, shpjegon pasionin që ka për Slapboxing.
“Është normale që ndjen dhimbje gjatë goditjeve, por gjithmonë them vetes ‘eja, është në rregull, ngrihu në këmbë’ dhe kështu fokusohem dhe vazhdoj garën duke mos menduar për dhimbjet”, thotë Galushka.
Prezantimi për herë të parë i këtij sporti, nuk u prit edhe aq mirë nga ana e opinionit publik, por organizatorët thonë se kjo është një ngjarje e madhe popullore, të cilën synojnë ta avancojnë më tej.
“Njerëzit nuk e pëlqyen edhe aq shumë këtë garë, ku fillimisht ishte famëkeqe. Por, brenda tre ditëve, lajmet për turneun bënë xhiron e botës. Mendoj që është një shfaqje që njerëzit duan ta sfidojnë veten”, thotë organizatori dhe gjyqtari i lartë, Andrey Sidelnikov.
Kujtojmë që gara e parë e shuplakave u zhvillua me 8 dhe 9 mars të vitit të kaluar, që ishte si pjesë e një shfaqjeje të sporteve të ndryshme në energjinë siberiane.
Veprimtaria dy-ditore e këtij turneu, përfshinte 30 gara të ndryshme: bodybuilding, bikini fitnes, ngrënie të shpjet të hamburgerëve, etj.