Inspektorati i Komunës së Ferizajt e ka mbyllur përkohësisht një laborator analizash.
Krahas kësaj edhe një punonjës i këtij laboratori është prangosur nën dyshimin se ka falsifikuar rezultatin e analizave të koronavirusit, njofton policia.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar, rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar”, thuhet në kumtesë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40-vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”./Gazeta “Enigma”/