Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rritje të çmimit të ujit, ndonëse një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare, shkruan Gazeta “Enigma”.
Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) kanë thënë se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë.
“Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub”.
Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme.
Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimin e kostos dhe fitimet e operatorëve shpërndarës të ujit.
Ndërsa, Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit rajonal Prishtina në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka treguar se KRU”Prishtina” sh.a. mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm cilësor.
“Mision i kompanisë tonë është furnizimi me ujë të pijshëm cilësor dhe largimi i ujërave të ndotura për secilin konsumatorë. Aktualisht furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe po punojmë me kapacitete maksimale nga të trija Impiantet e Trajtimit të Ujit, Shkabaj, Albanik dhe Badoc”, ka thënë ajo.
Uji po distribuohet në mënyrë të barabartë te secili konsumatorë.
Kështu është shprehur Mjeku, e cila ka theksuar se nuk kanë planifikuar të kenë reduktime të ujit.
“Ne nuk kemi planifikuar reduktime të ujit në këtë periudhë dhe se burimet janë relativisht të kënaqshme, liqeni i Batllavës është 631.28 m mbi nivelin e detit ose (-3.72 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 644.00 m mbi nivelin e detit ose ( -5.85 m) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”.
“Reduktime të planifikuara të furnizimit me ujë të pijshëm nga ana jonë nuk ka dhe nuk do ketë njëherë për njëherë, por duhet të kihet parasysh se ndonjëherë kur ka punime të planifikuara apo edhe të paplanifikuara ( dëmtimi i gypave nga pale të treta) që realisht në vitin 2021 kemi pasë shumë të tilla, ne me doemos duhet ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defekteve të ndodhura”, ka potencuar Mjeku.
Gjithashtu ajo ka përmendur edhe mundësit për reshje të shiut ose borës që sipas saj, mund të qojnë deri te turbullitat e ujit.
“Mund të ndodhë që të ketë reshje të vrullshme të shiut a borës me ç’rast mund të vjen deri te turbullira e ujit , kshtu që për ta ruajtur kualitetin e ujit ne duhet zvogëluar prodhimin e ujit deri në largimin e turbullirës”.
“Në anën tjetër shpresojmë të mos kemi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Impiante të trajtimit të ujit dhe as në stacione të pompave, pasi që një ndërprerje e tillë do e çrregullonte furnizimin me ujë për konsumatorë”, ka pohuar ajo.
Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa tha se mund të ketë ngritje simbolike të çmimit sa i përket ujit të pijshëm.
Ndërsa, në lidhje me këtë çështje, Yllnore Bytyqi-Shala, njohëse e ekonomis, për Gazetën “Enigma” ka deklaruar se për të adresuar pasojat negative të pandemisë COVID-19 2020 si dhe krizes ekonomike 2021 në ekonominë e Kosovës, sipas saj, Qeveria e Kosovës fillimisht ka miratuar një pako emergjente, në vlerë prej 179 milionë euro.
“Kosto e masave emergjente të Qeverisë është rreth 2.5% e GDPsë dhe këto masa fokusin e kanë në transfere për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si dhe ndërmarrjet me të goditura nga sektorë të ndryshëm; avancime të skemave sociale duke ju shtuar pagesa shtesë për një muaj”
“Buxhet shtesë për Minsitrinë e Shëndetësisë; shtyrje të deklarimeve dhe të pagesave të tatimeve, përfshirë tatimin në të ardhurat e korporatave, tatimin në të ardhurat personale dhe tatimin në vlerën e shtuar”, ka potencuar ajo.
Bytyqi-Shala, ka thënë se në të njejtën kohë Banka Qendrore e Kosovës ka sjell vendim për suspendimin e pagesave të kredive, sipas saj, fillimisht deri me 30 Prill 2020, me mundësi të vazhdimit edhe për muaj tjerë , si dhe ka cekur se gjatë muajit Korrik (2020) Qeveria ka miratuar një program për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, duke ndarë 365 milionë euro për të përkrahur bizneset në krijimin dhe ruajtjen e vendeve të punës, si dhe për të stimuluar kërkesën agregate”.
“Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, përfshinë masa për lehtësimin e qasjes në financa për bizneset, subvencione shtesë për bujqit, lehtësira të ndryshme tatimore, subvencionim të pagave për punëtorët, si dhe mundësinë që qytetarët të tërheqin 10% të kontributeve të tyre të akumuluara në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndonëse sipas Bytyqi-Shalës, ky program nuk ishte i suksesshëm.
“Se programi nuk patë suksese është parë në pjesen e dytë të vitit 2021 ku kriza ekonomike në elementet ecenciale energji , uij dhe mbeturina filloj që të ketë kërkesa për rritje”
Me këtë, ajo vlerëson se do të afektohet gjepi i qytetarëve.
“Kjo gjë e cila do afekton gjepin edhe të qytetareve të cilet nuk moren ndihmen e drejtpërdrejt nga pakoja e cila me shum ishte e fokusuar të binzeset e mesme dhe te vogela , por kriza do të vazhdojë edhe në 6 mujorshin e parë të 2022 e cila do të jete e veshtir në shum dimensione të jeteses qytetareve”.
“Pra shteti duhet që të ndërhy me një master plan financiar që të kemi stabilizim të gjendjes ekonomike në fund të vitit 2022 fillim viti 2023”, ka thënë Bytyqi-Shala.
Në Kosovë operojnë shtatë kompani rajonale të ujit, të cilat i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm./Gazeta “Enigma”/