Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela thotë se Serbia dhe Republika Srpska janë mjete që po shfrytëzohen nga Rusia për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
Vela në Twitter thekson se, Rusia po kërcënon NATO-n për ta kthyer Evropën si fushë e konfrontimit ushtarak.
“Rusia po kërcënon NATO-n që ta kthejë kontinentin evropian në një fushë konfrontimi ushtarak. Kjo rrezikon jo vetëm Ukrainën dhe vendet Baltike, por edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Republika Srpska janë mjetet ruse për destabilizimin e rajonit”, ka reaguar Vela./Gazeta Enigma/
⛔️ #Russia is threatening @NATO that it will turn the European continent into military confrontation field.
This puts not only Ukraine & Baltic countries into threat, but also Western Balkans too.
In our region, #Serbia & #RepublikaSrpska are Russia’s tools for destabilization. pic.twitter.com/5YoLoRwDN1— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 19, 2021