Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata.
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.
Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Pothuajse në të gjitha ppikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.
Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë thuhet të jetë 5 minuta. / Gazeta Enigma.