Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit.
Në njoftim thuhet se sipas programit operativ, për tri ditë do të operohen 6 gra.
“Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Kirurgjinë Plastike kanë filluar kontrollat mjekësore të grave, që janë operuar nga kanceri i gjirit.
Ndërkaq, një muaj më vonë, bashkë me kirurgët plastikë, Erik Vogelenzang, përfaqësues i një kompanie gjermane, që i ka dhuruar QKUK-së donacionin me protezat e gjirit dhe udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global, ka bërë matjen e ekspanderëve indorë dhe implanteve të duhura te gratë që ishte planifikuar të operohen”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/