Kosova u ftua t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, Qeveria: Varhelyi nuk i përfaqëson të gjitha mendimet e vendeve të BE-së

Kosova u ftua t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, Qeveria: Varhelyi nuk i përfaqëson të gjitha mendimet e vendeve të BE-së

Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, thotë se raportet e Varhejli dalin gjithmonë pozitive për Serbinë.

Në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan sot Takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në Takimin e radhës të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalë online edhe komisioneri Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiç dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.

Komisioneri Varhejli theksoi se me nismën e tyre e kanë kuptuar rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo nismë mund të përshpejtojë integrimin ekonomik të rajonit me BE. Komisioneri Varhejli tha se kjo nismë është një tregon se rajoni është gati për integrimin dhe po e bën këtë.

“Mund të më përfshini si mbështetës për Ballkanin e Hapur. Ne mendojmë se çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe të BE-së. Ftoj edhe 3 partnerët e tjerë të bashkohen në këtë nismë, e cila shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien dhe mund të ndryshojë realitetet në terren” – tha Varhejli.

Jeton Zulfaj, këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, tha në RTV Dukagjini se Bashkimi Evropian disa herë e ka refuzuar iniciativën “Ballkani i Hapur” pasi ajo rivalizon iniciativën për bashkëpunim rajonal që tashmë ekziston.

“Jemi në një situatë kur Serbia vazhdimisht ka regres në demokraci derisa raportet e zotit Varhejli dalin gjithmonë pozitive. Zoti Varhejli është komisioner por nuk e di a përfaqëson shumicën e mendimeve të vendeve të BE-së e sidomos Gjermanisë që është udhëheqëse e Procesit të Berlinit. Unë mendoj se jo”, tha ai.

Zulfaj thotë se askush nga gjermania nuk ka pranuar të komentoj iniciativën e Open Balkan.

“Kjo iniciativë i bënë rivalitet tregut të përbashkët rajonal që janë gjashtë vende të Ballkanit e që është nën rregullat e BE-së.

Ai thotë se Kosova mbrohet aty ku funksionojnë rregullat e Bashkimit Evropian e jo në iniciativa të filluara nga Vuçiqi.

Related Articles