Pesë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19.

Tutje, bëhet e ditur se nga 3 mije e 929 testime, janë regjistruar 280 raste të reja me virusin korona.

Ndërsa 156 pacientë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe numri i rasteve aktive është 4 mijë e 832.

Deri më tani, janë bërë gjithsej 1 milionë e 574 mijë e 100 teste të COVID-19 në vend. Kurse numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 223 mijë e 211 nga të cilët 7 mijë e 904 kanë vdekur./Gazeta Enigma/

Related Articles