Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar KEDS-in, duke thënë se nuk po respekton “rregullat e lojës”.
Ajo tutje ka shtuar kritika ndaj kompanisë përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS.
“Për çështjen e gazit kemi folur shumë dhe besoj që është shtjerrur. Unë nuk di nëse nuk po e kuptoni këtë me të vërtetë apo qytetarët të besojnë në këto përralla. Për të zbutur ndikimet e çmimit të importit në tarifa, qeveria subvencionoi miliona euro”.
“Pavarësisht këtij fakti, Kosova vazhdon të devijojë sepse KEDS nuk po respekton rregullat e lojës. KEDS që nga data 20 dhjetor nuk e blenë tërë energjinë e nevojshme. Kësisoj, KOSTT po detyrohet të urdhërojë reduktime apo edhe subvencionim”, tha ajo.
Ndërkaq, Rizvanolli shtoi se pret nga Zyrës e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe KOSTT që të veprojë sipas legjislacionit në fuqi.
“Presim nga ZRRE që të trajtojë këtë çështje sipas legjislacionit në kufi. KEDS dhe KESCO po e trajtojnë interesin e tyre komercial para interesit publik. Për reduktimet do të ketë përgjegjësi”.
Rizvanolli, tutje ka bërë thirrje që të evidentohen problemet teknike nga KOSTT-it dhe ZRRE-së. /Gazeta Enigma/.