Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor, dhe Infrastrukturës, ka lansuar E-testimin për patentë shofer.
Ky projekt do t’i mundësojë kandidatëve që të futën në testim dhe ta mësojnë rezultatin pa patuar nevojë të presin më gjatë.
Në lidhje me këtë çështje, në një konferencë për media, zëvendësministri Hysen Durmishi, ka thënë se implementimi i këtij projekti i eliminon gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën.
Ai ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.
“Sot jemi këtu për ta lansuar një projekt në fushën e patentë-shoferëve, i cili ka filluar që një kohë të gjatë, mirëpo ky projekt për gjithë Kosovën, si një projekt në fushën e patentë-shoferëve, i cili do ta lehtësoje shumë punë në këtë njësi, në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes për pjesën teorike të provimit për patentë-shofer, si dhe do t’i eliminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën sesi është praktikuar deri me tani”.
“Kjo është një reformë në njësinë e patentë-shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, ka theksuar ai.
Me këtë projekt, sipas Durmishit do të eliminohet mundësia që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë-shofer.
“Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër sepse tash e tutje faktori njëri pothuajse nuk është i pranishëm në pjesën teorike në provim, të gjithë kandidatët do të ulën para kompjuterëve, dhe në fund do ta kenë rezultatin dhe nuk kanë nevojë për të pritur rezultatin e stestimit dhe nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njëri”, tha ai, teksa ka shtuar se serveri i përzgjedh vet pyetjet”./Gazeta “Enigma”/