Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Prizren.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Doktori Sadri Hulaj, deklaroi për RTV Besa se lëndimet e personave janë kryesisht të lehta.
“Të lënduarit janë kryesisht të moshave të reja, dhe lëndimet janë të lehta. Gjendja e tyre është stabile“./Gazeta “Enigma”/