Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së jashtëzakonshme, i bëri krenarë gjithë shqiptarët, raporton Gazeta Enigma.
Sportistja më e madhe kosovare i dha fund në vitin 2021 karrierës së jashtëzakonshme.
Xhudistja pejane i ka bërë krenarë, me lot dhe emocione krejt shqiptarët me arritjet dhe sukseset e saj.
Pas karrierës prej 20 vjetësh, Kelmendi u ndal pas përfundimit të Lojërave Olimpike.
Në “Tokyo 2020” ajo nuk mundi ta mbronte titullin e kampionies olimpike dhe as saj u ndal.
Pasi ishte shpallur Qytetare Nderi dhe Qytetare me merita të veçanta, Majlinda u dekorua edhe me urdhrin “Shotë Galica.
Në mes lotësh, ajo u përshëndet përfundimisht pasi për nder të saj Presidenca e Kosovës kishte përgatitur ceremoni shtetërore.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam munduar t’ju bëj krenarë. Ju kam në zemër”, ka thënë Majlinda në muajin dhjetor.
Ajo e mbyll kështu një kapitull të pabesueshëm pasi vjen nga një vend i vogël.
Kelmendi e kishte arritur kulmin në vitin 2016 në Rio, kur Kosovës ia kishte sjell medaljen e parë të artë olimpike.
Ajo gjithashtu është shpallur dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione evropiane.
Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.
Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.
Ajo ka marrë pjesë në tri Olimpiada.
Në dy prej tyre e ka përfaqësuar Kosovën e në një tjetër Shqipërinë.
Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka./Gazeta Enigma/