Haxhi Krasniqi u ankua se iu vodh titulli IBO

Haxhi Krasniqi u ankua se iu vodh titulli IBO

Boksieri kosovar u mposht nga DominicBoesel nërimeç, u ankua se iu vodh titulli IBO



Haxhi Krasniqi nuk ka arritur ta mbajë për një kohë të gjatë titullin e kampionit të botës.

Boksieri kosovar e humbi brezin e artë në pjesën e dytë të vitit 2021.

Ai u mposht nga DominicBoesel në rimeçin e zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë.

Dy prej tre gjyqtarëve vendosën për fitoren e boksierit gjerman, i cili u bë kështu kampion i ri i botës.

Mirëpo, 34 vjeçri nga Juniku u befasua me vendimin dhe më pas u ankua për këtë.

Ai konsideroi se iu vodh titulli i kampionit të botës.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, kishte thënë Krasniqi pas meçit.

Ai ka bërë ankesa në Federatën Gjermane të Boksit dhe ka paralajmëruar padi.

Krasniqi e kishte fituar titullin IBO në peshat gjysmë të rënda në vitin 2020.

As rreth 5 mijë tifozë në Magdeburg nuk u pajtuan me vendimin e gjyqtarëve, sepse në sytë e tyre pati vetëm një fitues; Krasniqi, prandaj i fishkëllyen fitores së Bosel.

Related Articles