Një plagosje ka ndodhur të mërkuren në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Njësisë Speciale, raporton Enigma.
Nga informatat e para thuhet se një perosn ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo./Gazeta Enigma/