Borrell rreshtohet pro votimit të serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë

Borrell rreshtohet pro votimit të serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, të enjten ka bërë të ditur detaje nga biseda telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në një referendum në Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kenë të drejtën për të votuar, duke përmendur se në të kaluarën një proces i tillë është bërë nga OSBE-ja në Kosovë.

“Dje fola me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin për mbledhjen e votave në Kosovë për referendumin kushtetues në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën është lehtësuar nga OSBE-ja. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

Kurti mbrëmë tha se në bisedën që ka zhvilluar me Borrellin ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se një praktikë e tillë nuk zbatohet në asnjë vend demokratik.

“Në telefon me Borrellin, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. “Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratik”. / Gazeta Enigma.

Related Articles