Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të konsultave të Artikullit IV me Kosovën për vitin 2021, raporton Gazeta “Enigma”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për të hequr gradualisht masat mbështetëse të lidhura me pandeminë në vitin 2021 ishte i justifikuar.
Ndërkohë që sistemi financiar në përgjithësi, ka mbetur i qëndrueshëm dhe rritja e kredive joperformuese pritet të jetë e kufizuar, forcimi i monitorimit të rrezikut kreditor është thelbësor për të siguruar që provizionet në banka pasqyrojnë ndryshimin themelor në kualitetin e mjeteve dhe se nivelet e kapitalit janë të mjaftueshme për të absorbuar humbjet, si dhe për të vazhduar aktivitetin kredidhënës.
Raportin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar mund ta gjeni në këtu. / Gazeta Enigma.