Në Hungari e Sllovaki, të enjten mbrëma fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të meshkujve. Marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është edicioni i 15-të i Evropianit dhe i dyti me 24 Kombëtare.
Sllovenia – Maqedonia e Veriut (18:00) dhe Danimarka – Mali i Zi (20:30), janë ndeshjet e sotme në Grupin A. Në Grupin B sot është ndeshja në mes të Hungarisë dhe Holandës (20:30), shkruan FHK.
Serbia – Ukraina (18:00) dhe Kroacia – Franca (20:30) janë ndeshjet e para të Grupit C, që luhen sonte. Ndeshjet Spanja – Çekia (18:00) dhe Suedia – Bosnjë-Hercegovina (20:30), i takojnë Grupit E dhe luhen po ashtu sonte, derisa në kuadër të Grupit F sonte janë takimet Rusia – Lituania (18:00) dhe Norvegjia – Sllovakia (20:30).
Të premten janë dy ndeshjet e para të grupit D: Gjermania – Bjellorusia (18:00) dhe Austria – Polonia (20:30). Të premten është edhe takimi Portugali – Islanda (20:30), që i takon Grupit B.
Dy të parët e secilit grup avancojnë në raundin kryesor (Main Round). Në Main Round formohen dy grupe të tjera. Gjysmëfinalet janë më 28 janar, ndërsa finalja është më 30 janar. Ndeshjet vendimtare luhen në Budapest. /Gazeta “Enigma”/