Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.
Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Përveç koordinatorit Marko Jankoviq, Petkoviq ka thënë se janë liruar edhe tre vozitësit e kamionëve që po tentonin që përmes Merdares të fusnin në Kosovë këto materiale të referendumit të cilin Qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta lejojë.
“Ne liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, që është në kundërshtim me marrëveshjet. Materiali ka pasur t’i dorëzohet OSBE-së, ashtu sin ë vitet e kaluara. Në vend të saj, u paraqit policia me 10 vetura”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka thënë se menjëherë pas rastit e ka informuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Tutje, Petkoviq e ka akuzuar edhe shefin e OSBE-së në Kosovë, Mike Davenport se të premten mbrëma nuk ia ka hapur telefonin. /Gazeta “Enigma”/