Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë, ky është fokusi i takimit me homologun e saj

Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë, ky është fokusi i takimit me homologun e saj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla në vazhdën e takimeve, tashmë po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare.

Ajo do të pritet nga homologu i saj, Nikos Dendias, derisa fokusi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve.

Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj.

Ajo gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles