“Edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se janë thënë të pavërteta rreth tarifave të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Rizvanolli ka shkruar se edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së, në Kosovë tarifa për konsumatorë shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë.

Ajo ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e deputetëve se çmimi i rrymës në Kosovë është i ngjashëm me Italinë.

“Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia”.

“Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/.

Related Articles