Një video që po qarkullon në rrjetin social ‘Facebook’, shihet se një grua po e godet bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës, derisa vihet re se burri në pamundësi për tu ngritur në këmbë, gruaja e tij i jep ‘shuplaka’.
Video është publikuar nga një qytetare e Gjakovës, e cila sipër videos ka shkruar “Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”.
Ndryshe, rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës dhe Telegrafi është në pritje të një përgjigje. /Gazeta Enigma/.