“8 me 2” midis Turqisë – Vetëm dy skuadra të Superligës nuk udhëtojnë në Antalia!

“8 me 2” midis Turqisë – Vetëm dy skuadra të Superligës nuk udhëtojnë në Antalia!

8 me 2 midis Turqisë.

Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror kanë vendosur ta kalojnë në Antalia.

Gjilani, Drita, Ballkani, Prishtina, Llapi, Ulpiana, Malisheva dhe Dukagjini tashmë veçse ndodhen në tokën turke, shkruan Gazeta Enigma.

Vetëm dy skuadra të elitës nuk kanë udhëtuar drejt Turqisë. Drenica ka vendosur që përgatitjet t’i zhvillojë në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri, derisa Feronikeli për shkak të krizës financiare përgatitjet do t’i zhvillojë në Drenas.

Pra, Antalia është vendi i cili po ofron kushte të mrekullueshme për skuadrat kosovare dhe po ofron mundësi të shumta për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles