Pas Gjilanit, VV dhe PDK arrijnë koalicion edhe në Podujevë

Pas Gjilanit, VV dhe PDK arrijnë koalicion edhe në Podujevë

Disa javë pas që nga konstituimi i Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të hënën e ka zyrtarizuar koalicionin qeverisës me PDK-në, raporton Gazeta “Enigma”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se kanë mbajtur takimin në parë të Bordit të drejtorëve, në mesin e të cilëve dy shihet që janë nga radhët e PDK-së, si Fatmir Rudari (ish-shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar dhe Antoneta Ejupi.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi.

Ai po ashtu ka prezantuar  ekipi me të cilin do të bashkëpunoj në katër vitet e ardhshme:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu,

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi,

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani,

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu,

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu,

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti,

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari,

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi,

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj,

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Kryetari i Podujevës ka shkruar se ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.

PDK ka marrë edhe kryesuesin e Kuvendit. / Gazeta Enigma.

Related Articles