Virginia Torrecilla ka bërë një rikthim emocional për ekipin e femrave të Atletico Madridit pas mungesës dyvjeçare për shkak të betejës së saj me tumorin në tru.
Mesfushorja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në vitin 2020, mirëpo tash ka bërë rikthimin heroik.
27-vjeçarja, e cila pas operacionit iu nënshtrua kimioterapisë, ishte në gjendje të kthehej në stërvitje në muajin mars të vitit të kaluar.
Të mërkurën që lamë pas mundi ta shijojë një ndeshja nga banka rezervë në fitoren e Atleticos në gjysmëfinale në kuadër të Superkupës së Spanjës. Ndërsa të dielën u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të duke marrë edhe shiritin e kapitenes në finale.
Përkundër humbjes prej 7-0 nga Barcelona, ajo ishte një ndeshje për t’u mbajtur mend për Torrecillan, e cila e falënderoi paraprakisht klubin për gjithçka që ka bërë për të.
Bashkëlojtarët, por edhe lojtaret e ekipit Barcës (ku ka luajtur për tri sezone), e uruan në fund të ndeshjes./Gazeta Enigma/
Atlético’s Virginia Torrecilla played her first game in almost 2 years yesterday, after undergoing surgery for a brain tumour in 2020 ????????
Her teammates gave her the armband and the Barca players celebrated her return after the match ????
Wonderful moment ❤️ pic.twitter.com/oouHTneLth— SPORTbible (@sportbible) January 24, 2022