Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, raporton Gazeta “Enigma”.
Sikurse në gjitha seancat, edhe sot në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
Një nga pikat është edhe votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, si dhe votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Në mesin e pikave në rend dite është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
Në këtë seancë do të vazhdojnë edhe pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021. / Gazeta Enigma.