Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujvci, e cila ka njoftuar se kjo është edhe arsyeje pse ai sot mungon në seancë.
“Sot kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marr pjesë në seancë. Shpresojmë se do ta kalojë shumë lehtë”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se Konjufca ishte infektuar me COVID-19 edhe në fund të vitit 2020.
“Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike”, kishte shkruar Konjufca më 1 shtator 2020.
/ Gazeta Enigma.