Çdo i hospitalizuar nga COVID-19 raportohet në baza ditore nga SHSKUK-ja.
Njëjtë raportohen edhe ata pacientë, të cilët pësojnë nga kjo sëmundje ngjitëse.
Sipas drejtuesit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, vdekjet e natyrës COVID bëhen të ditura konform udhëzimeve, pavarësisht rezultateve.
Derisa të gjitha të dhënat, klinikat dhe spitalet i përcjellin te qendra operative.
Nga MSh-ja bëjnë me dije se IKSHPK-ja raportimin e vdekjeve COVID e bën në përputhje të plotë me udhëzuesin e OBSH-së.
Udhëzues ky që saktëson se një vdekje COVID-19 përcaktohet në bazë të konfirmimit të testit si dhe të ndonjë sëmundje që klinikisht përputhet me virusin. Këtu përjashtohen vetëm ato vdekje që nuk kanë asnjë lidhshmëri me sëmundjen COVID-19, sikurse që janë traumat apo aksidentet.