Grenell për protestën e PSD-së: Çmimi i rrymës u rrit se Kurti refuzoi projektin amerikan, e populli u tërbua

Grenell për protestën e PSD-së: Çmimi i rrymës u rrit se Kurti refuzoi projektin amerikan, e populli u tërbua

Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka bërë një reagim pas protestës së PSD-së, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë i tërbuar pas rritjes së çmimeve të rrymës.

Ai përmes një postimi në Twitter, tha se kryeministri Kurti, kishte refuzuar ndihëm e SHBA-së për gazin.

“Qeveria aktuale e Kosovës, në krye me Albin Kurtin ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për gaz, gjë që do të ulte në mënyrë dramatike çmimet. Populli duhet të jetë zemëruar”, ka shkruar Grenell.

PSD të shtunën organizoi protestë si rezultat i rritjes së çmimit të rrymës, e si pasojë mijëra qytetarë vërshuan sheshin e kryeqytetit.

Kjo është protesta më e madhe që ka zënë të organizohet që kur Kurti është bërë kryeministër i vendit./Gazeta Enigma/

Related Articles