Ambasada Gjermane në Kosovë, të martën, ka njoftuar se e ka hapur listën e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç thuhet në faqen e ambasadës, lista do të mbetet e hapur deri më 15.02.2022 në orën 14:00.
Kujtojmë se dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, “e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.