Arrestimi i kameramanit në Suharekë, suspendohen dy policë, pesë të tjerë në procedurë të brendshme disiplinore

Arrestimi i kameramanit në Suharekë, suspendohen dy policë, pesë të tjerë në procedurë të brendshme disiplinore

Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policer dhe ndaj pesë të tjerëve ka inicuar procedurë të brendshme disiplinore.

Këta të fundit kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç ‘rast kanë arrestuar një kameraman.

Përmes një komunikate për media thuhet se personi është arrestuar për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK)”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore. /Gazeta Enigma/.

Related Articles