Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni I mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi.
Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan 11 deputetë.
Para votimit, deputetët e partive proserbe u larguan nga salla plenare, shkruan Gazeta Enigma.
Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u rrëzua 14 muaj pas formimit. Ajo u zgjodh më 4 dhjetor 2020.
Zëvendëskryeministër i kësaj qeverie ka qenë Dritan Abazoviqi që synon krijimin e qeverisë së pakicës.