Pas skandalit me shpenzimet për derivate, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë zyrtare te Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.
Nga VV-ja është thënë se heqin dorë vullnetarisht nga shpenzimet për udhëtime, për pjesëmarrje në punimet në seanca plenare e në komisione.
“Po ashtu, e ritheksojmë se deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, heqin dorë vullnetarisht nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompenzimit të deputetëve duke ftuar të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit kur të fillojë puna në vendimin e ri. Ne ftojmë të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri”, është thënë nga Vetëvendosja. /Gazeta Enigma.