Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Hoxha, do ta vazhdojë karrierën përsëri në Kroaci, por kësaj here te skuadra tjetër Slaven Belupo, shkruan Gazeta Enigma.
Ylli kosovar ka nënshkruar sot me skuadrën kroate e cila e lidh futbollistin për tri vitet e ardhshme.
Redaksia e Gazetës “Enigma” kishte raportuar ekskluzivisht se Arbër Hoxha ishte pranë rikthimit në Superligën e Kosovës ku ishte në bisedime të avancuara me SC Gjilanin.
Këtë lajm tashmë e ka konfirmuar edhe kryetrajneri i “kuqebardhëve” Ismet Munishi i cili përmes një postimit e ka uruar Hoxhën për aventurën e re, derisa ka shprehur hapur dëshirën që ta transferonte te ekipi i tij.
Më poshtë e gjeni postimin e Munishit: /Gazeta Enigma/