1 mijë e 920 euro ka shpenzuar për udhëtim, ish deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri, i cili ishte deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ishte deputet përgjatë viteve 2017-2019.
Kujtojmë se të martën u publikua lista e shpenzimeve për udhëtim, për gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës qysh nga viti 2011 deri në vitin 2021.
Deputetët kompensohen për udhëtime bazuar në vendimin e vitin 2011, ku parashihet që pagesat e udhëtimit me 10 euro bëhen deri në 30 kilometra rrugë, 20 euro për deri në 60 kilometra rrugë dhe 30 euro për mbi 60 kilometra rrugë. / Gazeta Enigma.