Federata e Futbollit të Anglisë ka kërkuar të hetohet menaxheri Derby County, Wayne Rooney, pasi ky i fundit në një intervistë ka thënë se ka përdorur këpuca me thumba të gjata për t’i lënduar lojtarët e Chelseat në vitin 2006 sa ishte lojtar i Manchester United, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Ne e dinim nëse Chelsea fitoi, atëherë ata kishin fituar ligën atë ditë”, tha 36-vjeçari Rooney.
“Deri në ndeshjen time të fundit për Derby, kam mbajtur gjithmonë thumbat e vjetra plastike me majë metalike. Për atë lojë i ndryshova në ato të mëdha dhe të gjata metalike – gjatësia maksimale që mund të kishe sepse doja të përpiqesha të lëndoja dikë, të provoja dhe të lëndoja dikë”.
“John Terry u largua nga stadiumi me paterica. I lashë një vrimë në këmbën e tij dhe më pas i firmosa fanellën time pas ndeshjes dhe disa javë më vonë ia dërgova atë dhe i kërkova kthimin thumbave”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se “e dija se ata do ta fitonin atë lojë”.
Në vitin 2002, ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, u ndalua dhe u gjobit nga FA pas një pretendimi në autobiografinë e tij se ai qëllimisht kishte vendosur të lëndonte mesfushorin e Manchester City, Alf Inge Haaland në një lojë në prill të vitit 2001.
Rooney iu bashkua United nga Everton dhe pasi u kthye për një periudhë të dytë në klubin Goodison Park, luajti gjithashtu për DC United dhe Derby County.
Aktualisht është trajner i Derby Country.
Ai është gjithashtu golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të Anglisë, pasi ka gjetur rrjetën 53 herë për “tre luanët”. /Gazeta Enigma/