Skitari kosovar, Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, duke u renditur i 15-ti, raporton Gazeta Enigma.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Ai garoi edhe në disiplinën e lëshimit, ku përfundoi i 22-ti nga 27 garues.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom./Gazeta Enigma/