Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar që përbëhet nga 11 drejtorë dhe nënkryetari Faton Jakupi nga radhët e AAK-së.
Ashtu siç ka raportuar Gazeta Enigma ekskluzivisht për emërimin e drejtorëve të rinj të AAK-së më 8 shkurt dhe sot më 10 shkurt për emërimin e drejtorëve nga radhët e VV-së.
Nën qëverisjen e e re të Kadri Rahimajt do të jenë gjashtë drejtoresha dhe pesë drejtorë.
AAK-ja do t’i ketë pesë drejtori dhe nënkryetarin, kurse Vetëvendosja kryetarin dhe gjashtë drejtori.
KËTA JANË EMRAT E RINJ TË DREJTORËE NGA RADHËT E VETËVENDOSJES:
Drejtoreshë e drejtorisë për Financa: Ardita Shabani – Dërmaku
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë: Shpend Morina
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Afrim Dervishi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm: Uran Berisha
Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik: Burbuqe Leka
Drejtoreshë e Drejtorisë për Sport, Kulturë dhe Rini: Rina Matoshi
EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ NGA RADHËT E AAK-SË
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës do të jetë: Merita Agaj
Drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi do të jetë: Zotrim Kastrati
Drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të jetë: Diana Kryeziu Ajvazi
Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë do të jetë: Eurona Hoda
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat do të jetë: Kujtim Kallaba