Gazetari i Deutsche Welles, Bahri Cani ka dhënë lajmin e shumëpritur për të gjithë kosovarët në Gjermani, pasi që është bërë aprovimi i njohjes së patentë shoferëve të Kosovës në këtë shtet.
Cani përmes një statusi në Facebook e ka bërë të ditur këtë.
Ai ka paralajmëruar se më vonë do të jepen detaje në lidhje me këtë çështje.
Verdiktin final për këtë gjë e kanë dhënë anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e së premtës.
Kurse, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti është shprehur i lumtur, pasi që nga 69 votat të përgjithshme të Bundesratit, Republikës së Kosovës nuk i mungon asnjë vote.
“Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, shkruan Ajeti në Facebook.