Superliga e Kosovës në futboll është kthyer në aksion këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Enigma.
Në kuadër të kësaj xhiro, skuadra e Malishevës e ka befasuar Prishtinën duke e mposhtur me rezultat të ngushtë, 2-1.
Golat për Malishevën në këtë sfidë i realizuan Mergim Pefqeli dhe Ilir Mustafa, ndërsa për Prishtinën në sekondat e fundit shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia.
Malisheva me këtë fitore tashmë grumbullon 22 pikë, kurse Prishtina ka bërë një hap prapa duke mbetur me 24 pikë.
/GAZETA ENIGMA/