Emocionet e Champions rikthehen sonte: PSG – Real Madrid dueli kryesor

Emocionet e Champions rikthehen sonte: PSG – Real Madrid dueli kryesor

Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve rikthehen sonte me dy ndeshje në program.

Vëmendja kryesore pa asnjë dyshim është në kryeqendrën e Francës, në Paris me duelin Paris Saint-Germain – Real Madrid që fillon nga ora 21:00.

Ballafaqim tjetër nga i njëjti orar luhet edhe në Portugali në mes Sportingut të Lisbonës dhe Manchester Cityt.

“Qytetarët” janë favorit absolut për të kaluar në raundin tjetër, me vendasit që duan të bëjnë befasi.

Kujtojmë se në fazën e eliminimit direkt luhet dy ndeshje vajtje-ardhje.

/Gazeta Enigma/

Related Articles