Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, për një luftë të mundshme mes këtyre dy shteteve ka alarmuar botën duke ngjallur frikë për një destabilizim të situatës në Europë.
Ish-futbollisti kosovar, Debatik Curri karrierën e tij si futbollist në arenën ndërkombëtare e nisi në Ukrainë te skuadra e Vorskla Poltava.
Curri iu bashkua Vorskla Poltavës në vitin 2005 nga Prishtina, ai te kjo skuadër i kaloi pesë vite. 38-vjeçari po ashtu luajti edhe për skuadrat ukrainase Goverla dhe FK Sevastopol.
Debatik Curri në një bisedë për Gazetën Enimga ka rrëfyer për eksperiencën e tij në Ukrainë.
Ish-qendërmbrojtësi i Shqipërisë, e përshkruan Ukrainën si vend të qetë dhe mikëpritës. Ai thotë se asnjëherë nuk e ka pasur asnjë problem për aq vite sa luajti në Ukrainë.
“Ukraina është një shtet i ish Bashkimit Sovjetik të cilin e karakterizon, normalisht se ka ngjashmëri me Rusinë. Sa i përket gjuhës unë mendoj se Ukraina është një vend shumë i qet, njerëzit atje janë shumë dashamirës, shumë mikpritës dhe për aq vite sa kemi kaluar atje kemi kaluar mjaftë mirë dhe nuk kemi pasur as problemi më të vogël edhe pse kemi qenë nga një shtet të cilin nuk e kanë pranu po prapë se prapë na kanë respektua edhe i kemi respektua maksimalisht”, ka thënë Debatik Curri për Gazetën Enigma.
Ndihmës – trajneri te Prishtina, thotë se njerëzit i shohin popullin ukrainas si agresiv, por sipas Currit, Ukraina është vend i qetë dhe njerëzit janë shumë të mirë.
“Normalisht mirëpritja ka qen shumë e mirë, qysh prej fillimit na kanë prit shumë mirë edhe ne po ashtu kemi qen mjaftë mikpritës sikur ata qysh na kanë prit, kamë vizituar shumë shtete edhe mendoj që është njëri prej vendeve më të qeta, që nuk e pengon asnjë për me jetu, çdo kush merret me punët e veta, mendoj që kultura e tyre është mjaftë e mirë edhe pse shumë njerëz mendojnë që atje janë njerëzit shumë ma agresiv por krejt është e kundërta me atë që njerëzit mendojnë”, tregon ai.
Curri thotë se ka pasur raste që ukrainasit nuk e kanë folur gjuhen e tyre, por ai shton se Rusinë e kanë konsideruar si shetin e tyre të dytë.
“Normalisht të jetosh në Rusi e kanë përshkrua si një ndër shtetet kryesor të Bashkimit Sovjetik edhe gjuhën të cilën e kanë fol në atë qytet ku kam qen unë, normalisht ka qen rusishtja edhe pse ka pas vende ne Ukrainë që kanë qen shumë nacionalistë nuk e kanë fol gjuhën e tyre por prapë mendoj që kanë pas një respekt dhe nuk është që nuk e kanë dashtë shtetin e Rusisë, e kanë konsiderua sikur shtetin e dytë të tyre dhe mendoj që njerëzit e kanë respektua shumë edhe kur kanë shkuar në Rusi e kanë konsiderua vetën si me shkua në vendin e tyre”, rrëfen 38-vjeçari.
Për mbi 5 vite karrierë sa i kaloi në tri klube, Curri thotë se nuk ka pasur asnjë bashkëlojtarë nga Rusia, ai tregon se edhe pse Ukraina e ka gjuhën e vet zyrtare në shumicën e qyteteve është folur rusisht.
“Për ato vite që kam qenë nëpër ekipe, unë personalisht nuk kamë pasur lojtar rus në ekip dhe thash edhe më herët, marrëdhëniet ndërmjet tyre nuk është se janë të këqija dhe gjithmonë e kanë konsiderua vetën si një shtet që janë ndarë dhe prapë se prapë e kanë dashtë, se kanë fol edhe gjuhën e njëjtë edhe pse Ukraina e ka gjuhën e vet zyrtare por prape shumica e vendeve në Ukrainë kanë fol rusisht edhe njerëzit e kanë ditë gjithë, kështu që nuk më ka ra me pa mes Ukrainës dhe Rusisë ndonjë problem mes tyre”, ka përfunduar Debatik Curri.
Aktualisht, Debatik Curri është ndihmës-trajner te skuadra e FC Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll./Gazeta Enigma/