Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.
Në total numri i rasteve aktive është 6.509./Gazeta Enigma/